Është hedhur në Lion të Francës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League, në qytetin ku do të luhet edhe finalja e këtij edicioni të “kupës së vogël”. I vetmi rregull i paracaktuar ishte se të tre skuadrat ruse ende në garë nuk mund të ndesheshin me ukrainasit e Dinamos së Kievit, pjesa tjetër ishte short i lirë. Ai që nxori goglat nga vazo ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Erik Abidal.
Sfida më e fortë që ka dalë nga ky short është padyshim Milan-Arsenal, një përballje që kohët e fundit është parë shpesh në Çampions Ligë. Të besuarit e Gattusos, shtatë herë kampion të Evropës, do të sfidojnë ekipin e Arsen Venger që për herë të parë në 17 sezonet e fundit merr pjesë në Liga Evropë. Takimi i parë do të luhet më 8 mars në “San Siro”, ndërsa ndeshja e kthimit më 15 mars në “Emirates”.
Lacio do të përballet me Dinamon e Kievit, ndërsa RB Laipzig do të vihet përballë Zenit. Atletiko Madridi, një nga ekipet pretendente për suksesin final, do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës. Skuadra tjetër moskivite, CSKA sfidon francezët e Lionit. Interesante do të jetë edhe përballja mes Marsej dhe Atletik Bilbao.
Dyshet, 8 dhe 15 mars
Lacio – Dinamo K.
RB Laipzig – Zenit
Atletiko M. – Lokomotiv M.
CSKA M. – Lion
Marsj – Atletik B.
Sporting – Plzen
Borussia D. – Sallzburg
Milan – Arsenal