Raportohet se Adidas do t’i japë fund marrëdhënies me Milan në fund të sezonit, pas 20 vitesh bashkëpunim. Prodhuesi i artikujve sportivë gjerman ka që në vitin 1998 që krijon fanellat e Kuqezinjve, pasi e kishte bërë këtë midis 1978 dhe 1980 dhe 1990 deri në 1993. Marrëveshja aktuale, e cila vlen 19.7 mln euro në sezon vazhdonte deri në 2023, por mëngjesin e së martës Gazzetta dello Sport raporton se Adidas ka vendosur t’i japë fund partneritetit në qershor.
Teksa një kontratë 10-vjeçare është nënshkruar në 2013, pronarët e mëparshëm të Djallit kanë rënë dakord të prishin kontratën. Adidas aktivizoi të drejtën për të prishur marrëdhëniet gjatë shitjes së klubit drejt investitorëve kinezë, por marrëveshja u arrit deri në vitin 2018. Pritet që Adidas të lajmërojë zyrtarisht në dhjetor ose janar fundin e partneritetit, por vendimi është marrë tashmë.
Ky do të jetë sponsori i dytë që largohet nga Milan brenda pak muajve, me Audi që u largua në mars. Sipas Gazzetta-s, nuk është e mundur që Nike të jetë sponsori i ri për shkak të marrëdhënies që ka me Inter. Kështu që është e mundur që New Balance ose Under Armour do të marrë të drejtën e prodhimit të fanellave Kuqezi.