Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka shpërthyer në Kuvendin e Kosovës duke lëshuar akuza për Vetëvendosjen, Albin Kurtin, Rxhep Selimin e Kadri Veselin. “Dëshiroj të them se në këtë seancë për të cilën jemi thirrur, vetëm tema për të cilën jemi thirrur nuk po debahtohet”, ka thënë Zeka, transmeton zeri.info. “Po flitet shumë për Listën Serbe. Lista Serbe nuk ka qenë fajtore që ne i kemi lënë qytetarët e Kosovës tre muaj pa institucione. Hera e parë që po dëgjoj se një ministër punëson bujqë”, ka shtuar ai. “Lista Serbe e ndalon zhvillimin e Kosovës, unë me subjketin tim politik do të dalim jashtë kësaj qeverie. Nëse subjekti im politik do të ketë qëndrim tjetër, atëherë unë do të dal vetëm nga kjo qeveri. Ne nuk mendojmë njëjtë, kemi mendimet dhe qëndrimet tona individuale”, ka shtuar ai.
“Më vjen keq që qytetarët e Kosovës po e shohin që ka këtu parti politike që e kanë program, shkatërrimin e atyre pak institucioneve të cilat janë ndërtuar. Qytetarët e Kosovës do ta shohin se kush ka ardhur këtu me synim që të bëjë luftë qytetare. Të g jitha këto do të shpalosen avash-avash në këtë parlament. Do të flasim me dosje, me dokumente, me fakte. I kemi dokumentet për drejtuesit e partive të cilët janë takuar në vitin 2004 me shërbimin sekret të Serbisë. Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka krijuar për t’i shkatërruar këta këndej, e tash i keni dalë prej dorësh. Unë nuk frikohem. Nuk do të ndalem. Unë mund ti sjellë Albin Kurtit, mirëop unë nuk veproj kështu. E Albin Kurti i ndërsen ata të vetët për të na sjellë ne. Ndërsa turp për Rexhep Selimin që ka marrë qëndrim për ta mbrojtur atë. Mua nuk më ka rrahur Frashër Krasniqi. Mua më kanë rrahur Albin Kurti, Rexhep Selimi, Albulena Haxhiu, gjyshin e të cilës e kam pasur idol””, ka thënë Zeka.