Miku u Koeman: Barca e do, Salah dëshiron të shkojë në Camp Nou

33

Barcelona e kërkon Mohamed Salahun dhe anësori i Liverpoolit e dëshiron transferimin. Kështu ka thënë një mik i afërt i Ronald Koeman. Rekorderi i paraqitjeve te Ajaxi, Sjaak Swart, i cili njëherësh ka afërsi të madhe me trajnerin e Blaugranëve, ka thënë për Voetbalzone.nl se egjiptiani është i hapur që të kalojë në Camp Nou. Salah është një prej futbollistëve kyçë të Redsave, mirëpo Jurgen Klopp do ta ketë të vështirë që të mbajë. “E di që Koeman e do atë dhe e di se Salah do të dëshironte të shkojë atje”, është shprehur Swart. Kur është pyetur për burimin e informacionit, 82-vjeçari ka refuzuar të flasë:

“Nuk mundem. Nuk do të jap detaje të tjera, por më besoni se e di”. Mundësia e transferimit të Salah gjatë këtij sezoni është shumë e vogël për shkak të krizës financiare si pasojë e pandemisë, mirëpo Barca mund ta kërkojë atë në verën e ardhshme, sidomos në rast të largimit të Lionel Messi.

 

Comments are closed.