Forma e shkëlqyer e Frenie de Jong me Ajaxin në këtë sezon që solli edhe transferimin e mesfushorit të talentuar te Barcelona për 75 milionë euro, ka një emër dhe një mbiemër. Ajo është Mikky Kiemeney, ish lojtare e hokejt në bar në një prej skuadrave më të mira holandeze të këtij sporti HC Den Bosch, e cila prej disa vitesh është e fejuar me yllin e ri të futbollit holandez. Mikky do ta ndjekë njeriun e saj të zemrës edhe në aventurën spanjolle me Barcelonën me de Jong që do të luajë përkrah Lionel Messit.