Nën tingujt e muzikës së tij, me duartrokitje nga të pranishmit dhe në prani të kreut shtetëror, kompozitori i njohur grek, sot në qytetin Hania në ishullin e Kretës, u dërgua në shtëpinë e tij të përjetshme.
Vendin e varrimit e zgjodhi vetë Teodorakis, ndërsa dëshira e tij u përmbush me vendim gjyqësor, pasi që paraprakisht familja paralajmëroi se varrimi do të jetë në afërsi të Korinthit.
Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis tha se “sot, ashtu siç meriton, përshëndetemi me grekun e fundit të madh të shekullit 20”.
Në varrim mori pjesë edhe nënkryetarja e Qeverisë serbe dhe ministre e Kulturës, Maja Gojkoviq si përfaqësuese e presidentit serb.
Teodorakis të e njten vdiq në moshën 95-vjeçare, ndërsa në tre ditët e fundit, para se të dërgohet në Kretë, trupi I tij u ekspozua në kishën në Athinë dhe kompozitorin grek e nderuan mijëra qytetarë.