Nëse flasim për modën, vajza drenicake që jeton në Zvicër shkëlqen në pasarelat atje si dhe në fotosesione. Miki Lushtaku vjen në një intervistë për Infrared të gazetës KOHA duke zbuluar gjërat mbi veten, jetën dhe profesionin e saj
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cili është sekreti i formave fizike krahas ushtrimeve që bëni, ndonjë regjim tjetër?
Fitnes dhe përkushtim i madh i ushqimit.
KOHA: Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si modele?
Shikimi dhe sytë.
KOHA: Në këto momente po shijon famën apo suksesin?
Suksesin.
KOHA: Si vishesh në jetën e përditshme?
Gjatë punës që kam në rolin si drejtoreshë e një kompanie mobilie vishem klasik ndërsa pas orarit vishem sportive e varet nga vendi.
KOHA: Thashethemet, të prekin kur dëgjon të thuhen për ty?
Jo aspak, unë që nga fëmijëria prindërit më kanë mësuar që mos jetoj për të tjerët por për veten por respektin jepja secilit person pastaj thashethemet mos ja zënë veshin sepse nuk vlenë të meremi me ato.
KOHA: Çfarë e bën një modele të suksesshme sipas teje?
Serioziteti ndaj punës aty është sukses.
KOHA: Jeni për martese, apo bashkëjetesë?
Martesë por pasi të kalon një kohë e gjatë në lidhje e të kesh parasysh sigurinë e personit me të cilin je, kur të jesh e sigurt në vetveten dhe te personi që je në lidhje atëherë mundesh të bësh martesë.
KOHA: Jeta private, si po shkon?
Mirë shumë, falënderoj Zotin për secilën gjë që më ka sjellë shumë fat dhe kam një familje shumë të madhe dhe të lumtur, kaloj shumë kohë me ata, kam dhe një shoqëri shumë të mirë që kaloj moment të mrekullueshme bashkë.
KOHA: Kush jeni ju me pak fjalë?
Jam një person shumë i thjeshtë, pozitive dhe shumë luftarake, kam edhe një dozë të bukur humori.
KOHA: A mendon se e ke arritur kulmin e suksesit?
Deri ku kam arritur jam shumë krenare e kulmit do të arrijë me kohë sepse jam ende e re dhe kam gjithë kohën para vetes.
PASAPORTA
Ditëlindja: 09.03.1985
Horoskopi: Peshk
Gjatësia: 1.71
Pesha: 55
Ngjyra e flokëve: Kafe
Ngjyra e syve: Gjelbërt
Ngjyra e preferuar: Rozë
Shkollimi: Menaxhment biznesi
Hobi: Udhëtime
Sporti: Fitnes, not, tenis, skijim.
Muzika: House
Këngëtari/ja: Beyonce dhe Seal.
Aktori/ja: Angelina Jolie dhe Jason Stathan
Personi më i dashur: Dreni