Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se e ardhmja mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit, është te Arsenali, pasi ai nuk mendon ta largojë atë në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht nga mungesa e kohës së lojës.
Mustafi ka marrë vetëm 43 minuta në Ligën Premier këtë sezon në tre paraqitje, megjithëse ai ka përfunduar tre ndeshje të plota të Ligës së Evropës, ndërsa në verë pritet të mbetet lojtar i lirë.
Megjithatë, pavarësisht situatës së pasigurt të kontratës së 28-vjeçarit, Arteta këmbëngul që mbrojtësi është ende në planet e tij, me William Saliba që është dërguar në huazim dhe Sokratis Papastathopulos që pritet të lëvizë këtë muaj.