Disa mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një marsh të quajtur ‘Jo më këmisha të përgjakura’, në Beograd, duke protestuar dhunën në politikë.
Kjo pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.
Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit, raporton Kallxo.com.
Organizatorët thanë se në protestë morën pjesë rreth 10 mijë qytetarë, kurse nga MPB-ja serbe u tha se pjesëmarrës ishin rreth 1,500 persona, raporton BBC në gjuhën serbe.
Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë: “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu”.
Këngëtarja popullore serbe, Svetlana Razhnatoviq – Ceca mbajti një koncert në Mitrovicën e veriut, ku disa dhjetëra njerëz organizuan një protestë kundër rritjes së taksave prej 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.