Londër, 15 shtator – Një numër i madh i britanikëve nga mbrëmë kanë bërë nderime para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeta, i cili është ekspozuar në Parlament.
Pas disa ditësh ritesh ceremoniale, trupi i mbretëreshës u transportua nga Kështjella Balmoral e Skocisë në Londër. Supozohet se deri më 19 shtator, 750,000 njerëz do të përkulen para arkivolit.
Radha e qytetarëve që presin të falen nga Mbretëresha shtrihet për disa kilometra përgjatë bregut jugor të lumit Temza.
Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta do të marrin pjesë një sërë liderësh botërorë, duke përfshirë mbretër, presidentë dhe kryeministra, por jo edhe përfaqësues të Rusisë, Sirisë dhe Afganistanit, vende që nuk u ftuan.