Bruksel, 20 qershor – Komisarja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq i dënoi deklaratat e ministrit italian të Punëve të Brendshme Mateo Salvini se dëshiron të zbatojë regjistrim të popullatës rome dhe t’i dëbojë nga vendi ata romë të cilët nuk kanë shtetësi të Italisë, duke theksuar se “për fat të keq ata të cilët kanë shtetësi mund të qëndrojnë”.
Mijatoviq theksoi se kjo paraqet shkelje të standardeve për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe shprehu druajtje se deklaratat e tilla do të shkaktojnë urrejtje drejtë romëve.
Deklaratat e Salvinit i quajti “shqetësuese” sepse i stigmatizojnë romët dhe i ndajnë italianët në bazë etnike.
Disa eurodeputetë nga radhët e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve gjithashtu ashpër reaguan në deklaratat e Salvinit.
Mijatoviq kërkoi nga Komisioni Evropian që të ndërmarrë hapa juridik kundër Italisë.
“Në të kaluarën ishim dëshmitarë se operacionet e tilla sollën deri në pastrim etnik”, deklaroi eurodeputetja Sesil Kienge.
Sipas saj, supozimi për superioritetin racor nga ana e Salvinit konfirmon se çfarë vizioni shoqëror ka partia e tij ekstreme e djathtë Liga.