Mijatoviq: Fitoi drejtësia, tani është i rëndësishëm edukimi për të vërtetën

Vjenë, 20 mars – Komisarja për të Drejtat e Njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq deklaroi se në vendimin e Gjykatës së Hagës për burg të përjetshëm për Radovan Karaxhiqin mbizotëroi drejtësia dhe se lufta kundër mohimit të krimeve ushtarake tani është më e rëndësishme se kurdoherë, raporton gazeta KOHA.

“Gjykimi i sotëm i gjykatës së Kombeve të Bashkuara me të cilat mbështetet gjykimi për Karaxhiqin për gjenocid dhe krimet e luftës, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimit të Sarajevës tregon se mbisundoi drejtësia. Lufta kundër mohimit të krimeve ushtarake dhe edukimit për të vërtetën tani janë më të rëndësishme se kurdoherë”, shkroi Mijatoviq në Tuiter.

Këshilli ankimues i Mekanizimit ndërkombëtar rezidual për gjykata penale, trashëgimtare e Tribunalit të Hagës, sot, pas tri viteve procedurë ankimimi, e shqiptoi aktgjykimin e shkallës së dytë për ish liderin e Serbëve të Bosnjës, Karaxhiqi, me të cilën ai është i dënuar me burg të përjetshëm.

Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës në mars të vitit 2016 e dënoi Karaxhiqin me 40 vite burg për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të kryera kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995. (koha.mk)