Kur ishin adoleshente ato ngjanin si dy pika uji. Dy franceze bionde të qeshura, veshura me stil me të cilat mund të bije lehtë në dashuri. Ato ishin motrat Bardot. Brigite dhe Mijanou të cilat më vonë do të zgjidhnin në jetë pasionin për kinemanë. Por vetëm njëra prej tyre do të merrte shkëlqimin e madh. Ajo do të ishte Brigite. Aktorja e njohur franceze nuk e ka fshehur ndikimin që e motra ka pasur në jetën e saj, po kështu dhe rëndësinë e të ndarit të gjërave me dikë. “Është shumë e rëndësishme të kesh pranë dikë, me të cilën mund të flasësh çdo gjë”, shprehet ajo.
E kjo ishte Mijanou Bardot e njohur në rrethet e kinemasë si motra e Brigite, por me të njëjtin talent si ajo për interpretimin. E lindur më 5 maj 1938, ajo këtë vit mbush 80 vjeçe. Eshtë vetëm katër vjet më e vogël se Brigite, por kjo distancë as që ndjehet në raportet mes tyre. Në një foto të shkrepur në vitin 1952 kur Brigite ishte 18 vjeç ato janë aq të ngjashme. Të dyja kanë veshur jaka të bardha dhe në fytyrë u ndriçon një buzëqeshje. Karriera Mijanou si aktore nisi në vitin 1960 me filmin “shtëpiaket seksi shkojnë në koleg”.
Por dhe pse ka marrë pjesë në disa prodhime të tjera kinematografike, i fundit daton në vitin 1968 ajo do të tërhiqej drejt një jete më të qetë, duke vazhduar pasionin e saj tjetër që është të shkruarit. Ajo është autore e disa librave dhe ndan jetën e saj në Los Angeles me bashkëshortin, aktorin Patrick Bauchau. Me origjinë belge, Bauchau e nisi karrierën e tij si aktor në Francë ku u njoh dhe me Mijanoun.