Shkup, 28 nëntor – Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov sot i shoqëruar nga policia u soll në Gjykatën Penale nga burgu i Shkupit ku po vuan arrestin 30-ditor.
Mijallkov sot është në bankën e të akuzuarve për rastin “Thesari” për furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, rast i ngritur nga PSP-ja.
Përveç Mijallkovit në rastin “Thesari” janë akuzuar edhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.
Sipas aktakuzës, me marrëveshjen bazë buxheti i RM-së u dëmtua mbi 12 milionë denarë, ndërsa, me të dy anekset për edhe 13 milionë plus dhe 222 mijë denarë, me çka shtetin e kanë dëmtuar për rreth 27 milionë denarë.