Shkup, 21 nëntor – Sasho Mijallkov në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit nga Gjykata Penale për paraburgimin 30-të ditor ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit -Shkup.
“Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër S.M. të mbuluar nga propozim aktakuza në lëndën me KOK. Nr.47/17 nga prokuroria të shënuar si “Target/Fortesa”, gjykatësi i cili ndjek lëndën pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të mbuluara me propozimin solli vendim me të cilin e pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 470 paragrafi 1.pika 1.nga LPP”, kumtoi Gjykata Penale.
Kundër këtij vendimi, siç thonë nga Gjykata, palët kanë të drejtë ankese deri në Gjykatën e Apelit -Shkup në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit.