Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori. Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit. Ai tha se është paraqitur vetë për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të.