Do shkojmë në zgjedhje të reja. Dhe duhet shkuar në zgjedhje të reja…le reciklohemi deri në asht, TO THE BONES BABY! Zgjedhje pas zgjedhjesh, do i pranojmë burrnisht e granisht të vërtetat e shëmtuara e të bukura njëkohësisht dhe do mësojmë leksionet që sjell vetëmohimi dhe sakrifica! Çdo gjë tjetër është ILUZION! Si paraja, si shteti!
Nga Adelina MARKU
Dëgjo, e kisha ndarë mendjen të mos shkruaj ma! Kur e kisha pyt një mik timin pse nuk shkruan më , ai më ish gjegjë: nuk besoj në fjalën e në t’shkrojtmen ma! Dhe kur ky – thash me vete- kur ky bre nuk beson në shkrim, kur ky mrekullan fjale e mendimi ka heq dorë nga mrekullia e vetes, kush jam unë bre n’përpëlitjen teme me u derdh në fjalë e shkrim?! Mëso nga më të vjetrit Adelinë , kisha vendos unë pa u vetëdijësu që po vjetrohem poaq! Dhe, e kisha ndarë mendjen të bëj diçka tjetër, psh të bëj para, të shtirem si “Lady with pipe”, ose të mos mendoj për të djeshmen, të shtirem si techno a, të bëj muzikë nga vetja , muzikë techno e cila diqysh të mëson me pa përpara , dyqysh t’thot mos kthe kryt mbas se, oj nannnn…Thash të jetoj techno! Mirë është me pastru veten nga përjetimet e vetes – e thash dhe e vendosa! U bona si Suetonius për veten Cezar! Bëna filmin tim, u bona Cezar. Ha, e fortë a! Ajo fjala ( që e dëgjova në një film ha) “Alea iacta est” o bre s’më shkepej nga veshi e nga maja e zemrës! Të keqen e lamë pas nesh, ndaj nuk ka kthim pas! Pastrim Adelin! E si dukej pastrimi? Ja ku po t’a them se si e sajova: psh ngjitesh në mal me një mik që ka luftu në tre luftëra të UÇK (respekt për mikun!) dhe e kupton fisnikërinë e idealit të tij/saj. Po për besë, rrafsh ideal i thonë! “Paj , unë u nisa për mos me u kthy ma “! Kjo ngjitje në mal më thotë, po ideali yt bre cili është? Jam ka e lyp…, ja , jam ka bëj vrap me e gjet. Pse more unë pa ideal të dukem?!
Masnej pastrimi,( kurdisja të mendojë trunin tim), bëhet kur lejon veten me e indoktrinu nga filozofia Think positive ! Dhe ja nis me I lexu të gjitha ato broçkullat klishe “How to think positive” dhe fap fap , ja nis me kurdis mendjen me mendu pozitiv. Thu ti e mbrin nirvanën, thu ti e kap delirin mu te hormoni endorfinus, thu ti bahesh Buda vetë. Ha shëndetshëm, dashuro shëndetshëm, jeto shëndetshëm! E ku durron një shtrigë si puna jeme moralizmin e të mendumit pozitiv bre? Pse more, unë pa protestë të dukem?!
Masnej pastrimi, (mendova unë me vete) , duhet me vazhdu ksisoj: truse gojën dhe nisja me sajesu vetëdijen n’mungesë : Beso në shtet! Që don me than , beso në njerëzit që marin guximin me udhëheq. Duhesh me iu respektu t’paktën guximin! Ia nisa me arsyetu kësisoj: oj kry, oj rrebele recikluse, mojjjjj, po është e vështirë me udhëheq shtet bre, është më e vështirë kjo punë se sa e Vërteta! Beso në paralamentarizmin, në pozitën , në opozitën …e pse mos me besu në betejat e tyne ? pse , pse…? Pse, mos ndoshta ti guxove me udhëheq? – dëgjoja vazhdimisht monologun me veten – prandaj , trus , mos fol, mos shkruj, mos u haparresh, ndoshta ksaj here bahet mirë bre! O duhet bre me u bo mirë, I thash një mikut tim françez që jep e mer me rrugën e vendit drejt BE -(dhe dorën në zemër sa më shumë meret me këtë evaluim të vendit aq më shumë I shashtrisum më duket. Kam frik se do lun mendsh një ditë! )- do bëhet më mirë sepse e keqja nuk e reciklon të keqen”- filozofoja unë në drekat me françezin. Doemos që ky mendim imi mbi reciklimin kategorizohet si BULLSHIT mendim- vazhdoj sot me monologun tim- pse mos ndoshta e mira e reciklon të mirën? Pse moj, mos ndoshta të pëlqen skizofrenia e monologut tënd arsyetus?
Dhe …kaq durova ! Ja ku jam , po shkruaj përsëri. Mos më lexo po deshe, veç gjeje veten në skizofreninë time dhe kupto se nuk je vetë! Bashkë jemi në çdo betejë skizofrenike të këtij vendi! Çdo gjë e vërtetë ka bukuri metafizike! Nuk është e shëmtuar, është e bukur e vërteta edhe kur është e shëmtuar! E vërteta e këtij vendi , e kësaj shoqërie më ka bërë të mendoj si Margaret Thaçer: e çka është dinjiteti në këtë xhungël? -thotë ajo , njëjtë si pavarësimi i Gligorovit, njëjtë si privatizmi i Crvenkovskit, njëjtë si gjyqësia e bagëlzume , njëjtë si prokuroira ruskovskiane , njëjtë si drejtësia speciale e Vilmës, njëjtë si implementimi i Marëveshjes së Ohrit, hahahahah, o njëjtë bre si ikja e Mijallkovit dje ! legjendë bre, Mijallkovi legjendë! Hahahhahaha….
E vërteta e shëmtuar e këtij vendi është e bukur sepse nuk e tejkalon veten, sillet rreth boshtit të turpit dhe paturpësisë , dheeee….baaammm I plasin botoxat , bammm I plasin ujërat , baaam riciklon abortuset politike, turpi dhe paturpësia degëzojnë rrënjët nga dhuna dhe rrena recikluese e elitave politike këtu! Do shkojmë në zgjedhje të reja. Dhe duhet shkuar në zgjedhje të reja…le reciklohemi deri në asht, TO THE BONES BABY! Zgjedhje pas zgjedhjesh, do i pranojmë burrnisht e granisht të vërtetat e shëmtuara e të bukura njëkohësisht dhe do mësojmë leksionet që sjell vetëmohimi dhe sakrifica!
Çdo gjë tjetër është ILUZION! Si paraja, si shteti! (koha.mk)