Shkup, 29 nëntor – Gjykimi për furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, i njohur si rasti “Thesari” i Prokurorisë Speciale Publike, vazhdon sot në Gjykatën Penale me parashtrimin e provave materiale.
Të akuzuarit janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili është në arrest 30-ditor dhe sot në gjykatë duhet të sillet nga burgu “Shkupi”, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.
Sipas aktakuzës, me marrëveshjen bazë buxheti i RM-së u dëmtua mbi 12 milionë denarë, ndërsa , me të dy anekset për edhe 13 milionë shtesë dhe 222 mijë denarë, me çka shtetin e kanë dëmtuar për rreth 27 milionë denarë.