Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov ofron garanci prej një milionë eurosh që të dalë nga burgu “Shkupi” në Shutkë, konfirmoi avokati i tij Lupço Shvergovski.
Për garancinë e ofruar duhet që të vendosë gjykatësi për procedurën paraprake.
Më 20 nëntor Mijalkovit iu caktua masë arresti për lëndën “Target-Fortesa”.
Prokuroria Publike Speciale pas dhjetë ditësh kërkoi heqjen e masës së arrestit dhe kërkoi masë të re arresti për hetimin për rastin “Perandoria”.