Shkup, 5 dhjetor – Tre gjykatësit e këshillit penal, Ivan Xholev, Ognen Stavrev dhe Vaska Nikollovska Masevska nuk kanë pranuar ankesën ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov që të mbrohet në liri për paraburgimin në lidhje me rastin “Perandoria”. Mijallkov mbetet në burgun e Shutkës, ndërsa në gjykim do të paraqitet me përcjellje nga policia, transmeton koha.mk.
“Duke vepruar në bazë të ankesës së mbrojtjes së të akuzuarit S. M të shpallur kundër vendimit të gjykatësit të procedurës së më hershme me të cilën pranohet propozimi i Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale që dalin nga përcjellja e paligjshme e komunikimeve për përcaktimin e masës së paraburgimit në lëndën e prokurorisë të emëruar si “Perandoria”, këshilli gjyqësor pranë Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje publike në prani të palëve. Pas prezantimit të palëve si dhe vlerësimit të fakteve dëshmive në ankesë, këshilli ka sjellë vendim me të cilin refuzon ankesën dhe ka vërtetuar vendimin e gjyqtarit të procedurës së mëhershme, në mënyrë që ka vendosur që masa e paraburgimit të vazhdojë për shkaqet, të cilat janë të parapara në nenin 165 paragrafi 1 pika 1 e LPP”, informojnë nga gjykata.
Në një prej argumenteve që Mijallkov është në paraburgim janë thirrjet e prezantuara telefonike në ambasadën malazeze në vend, dhe potencohet se ka kontaktuar me numra telefonik nga Serbia dhe numra tjerë të huaj. Në pjesën e rrezikut nga ndikimi ndaj dëshmitarëve, në vendimin e gjykatëses Vesna Dimishkova shkruan se Mijallkov ka marr informata në lidhje me dëshmitarët e PPS për rastin “Perandoria”, i ka kontaktuar dhe i ka porositur që të mos zbulojnë asgjë para prokurorëve.