Ish Drejtori i DSK, Sasho Mijallkov, ka dal nga arresti shtëpiak me vendim të Gjykatës penale, sepse ka kaluar afati prej 60 ditëve brenda të cilit ka mundur të mbajë masën e këtillë, transmeton koha.mk. Tani Mijallkovit i është caktuar masa e kujdesit, gjegjësisht i është marrë pasaporta, njëherë në javë duhet të paraqitet në gjykatë dhe se nuk guxon të lëshojë vendin.