Shkup, 31 janar – Pasi që Gjykata Supreme konstatoi se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk është dashur të parashtrojë aktakuza dhe të iniciojë hetime, pas skadimit të afatit prej 18 muajve, respketivisht pas 30 qershorit të vitit 2017, të akuzuarit në lëndën “Perandoria” do të dorëzojnë kërkesë për shfuqizimin e masës paraburgim shtëpiak, mëson Makfax, transmeton Koha.
Kjo do të thotë se ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkovin, biznismeni Orce Kamçev dhe katër të akuzuarit tjerë në këtë hetim të PSP-së për të cilët është caktuar kjo masë, në bazë të mendimit të Gjykatës Supreme, do të parashtrojnë kërkesë deri te Gjykata Themelore Shkup 1 që tu ndërpritet masa e paraburgimit shtëpiak, që u është caktuar me propozim të prokurorisë javën e kaluar. Arsyetimi do të jetë se masën e paraburgimit shtëpiak e ka kërkuar paditës i paautorizuar.
Përndryshe, paraburgim shtëpiak prej 30 ditëve, përveç Mijallkovit dhe Kamçevit, u është caktuar edhe Cvetan Pandellevskit, Nenad Josifoviq, Zorica Arsovskës dhe Todor Mirçevskit, si pjesë e të dyshuarve në hetimin e lëndës “Perandoria”. (koha.mk)