Kur përmendet emri i saj menjëherë të shkon mendja tek një yll i muzikës popullore dhe qytetare. Në karrierën e saj numëron shumë hite e këngë të bukura, albume e videoklipe. Mihrije Prapashtica është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, ndërsa me muzikën vazhdon të shkëlqejë. Vajza çapkëne e skenës shqiptare vjen në një rrëfim më ndryshe për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar shumë gjëra mbi veten dhe muzikën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Na e përshkruaj pak rrugën si ka ardhur deri tek muzika?
Kam lindur dhe jam rritur me këngën për të qenë artiste dhe ngadalë me kohën për të qëndruar në skenë gjithmonë duke e dashur me shpirt këtë profesion, që e vogël kam pasur vesh muzikal, kam dëgjuar këngë të ndryshme të secilit zhanër të huaj dhe vendos, prandaj është bërë varësi në të mirë të shpirtit tim që e ndjej secilën fjalë që e këndoj, është shumë me rëndësi të transmetosh tek publiku atë që e thua.
KOHA: A vjen nga familje muzikantësh apo thjeshtë je gjendur në skenë rastësisht?
Mund të them lirisht se vij nga një familje muzikantësh, por e para nga të tjerët isha unë që i kam thyer barrierat flas atë që e kam ndjerë për këngën dhe angazhimet e mia të shumta, secili profesion fillon nga dëshira e më vonë bëhet në një vend, jam këtu ku jam me përvoja të shumta por edhe sfiduese.
KOHA: Ju keni debutuar në skena të ndryshme, ju është dashur për t’u përshtatur në të gjitha këto vende?
Kam debutuar në skena dhe shumë vende të bukura në botë ku ka mërgimtarë madje edhe në Amerikën e largët, me këngën e kam gjetur veten e këtu ndihem fortë e lumtur kur arrijë të bëj këngë të bukura shqipe më jep ende më shumë energji.
KOHA: Nuk keni eksperimentuar shumë pasi jeni e njohur kryesisht për të kënduar këngë të bukura shqipe?
Po kënga e bukur shqipe më flenë në shpirt prandaj nuk duhet ikur nga vetja.
KOHA: Kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja muzikor?
Për hapat e mi ka qenë familja së pari prindërit pastaj bashkëshorti, dy djemtë e mi si dhe vajza ime, i kam kushtuar këngë dhe vajzës e cila kërkohet shumë në ahengje.
KOHA: Gjatë karrierës tuaj na thuaj nëse jeni ndjerë nervoze apo e lodhur?
Mund të them lirisht se kam një përvojë shumë të gjatë sa i përket profesionit tim jam munduar dhe e bëj me kënaqësi prandaj nuk e di që janë bërë shumë, ndërsa lodhja është e këndshme kur arrin të përfundosh një koncert apo qoftë dhe aheng familjarë me sukses i sheh mbështetësit kur e pëlqejnë këngën tuaj është kënaqësi dhe lodhja harrohet shumë shpejtë.
KOHA: A keni shkruar ndonjë tekst këngësh?
Po kam këngën që e kemi bërë së bashku me bashkëshortin që titullohet ‘Hajde hajde lujna e këndojna, vallja shqipe është e jona’.
KOHA: Gjërat janë duke ndryshuar në rrjedhën e muzikës komerciale. Çfarë mendimi keni për këtë?
Komercializmi vazhdon të jetë trend, jo që jam person adekuat që të flas për këtë gjë por mendoj se duhet analizuar më shumë se cilat elemente të futen qoftë në tekst apo në klipe, sikur kjo të bëhej në një mënyrë më të kontrolluar ndoshta do të arsyetoja në një masë. Unë kam një eksperiencë që nuk e di nëse e kam thënë nëpër intervista të tjera, në vitet e 90’ta kam qëndruar për një vit në Francë, atje më ofruan shumë për këngën dhe vlerësuan zërin tim vetëm të qëndroja atje por unë ju thash se dua të kthehem dhe të këndoj në vendin tim.