Kastriot Dermaku është një mbrojtës shqiptar që është duke bërë mjaft mirë në Serie B me skuadrën e Cosenzas, që mund ta humbasë me parametra zero gjatë merkatos verore, duke qenë se i skadon kontrata.
Këtë sezon ai ka marrë vetëm nota kaluese sipas paraqitjeve në fushën e blertë dhe madje shënoi edhe gol përpara disa ditësh. Shumë sirena të huaja, mes tyre në Turqi (Besiktas), por edhe brenda Italisë, aty ku Leçe ka shfaqur interes, por sidomos Bologna e Sinisa Mihajloviç, që ka piketuar shtatlartin si një afrim të mundshëm.
Dermaku la Empolin për t’u transferua te Cosenza, e cila thuajse ka siguruar mbijetesën. Nëse do t’i ofrojë një kontratë të re, Dermaku do të mendohet, ndryshe ka destinacionet gati.