Club Brugge e ka konfirmuar transferimin e Simon Mignoletit nga Liverpooli. Portieri belg ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin e ri.
Transferimi i tij pritet t’i kushtojë Club Brugget rreth 6.5 milionë euro, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta Koha.
Kujtojmë se Mignolet ka pasur hapësirë shumë të vogël në sezonin që lamë pas, për shkak se Alisson ishte i preferuari i Jurgen Kloppit.