Shkup, 29 tetor – “Mielli në damarët tonë” me regji nga Boris Lijesheviç, shkruar nga Igor Shtiks është shfaqja që do të ngjitet sonte (e hënë ora 20.00) në skenën e Qendrës Rinore të Kulturës, në natën e gjashtë të Festivalit ndërkombëtar të teatrit Skupi Fest.
Ngjarjet zhvillohen në dy dekada pas përfundimit të luftës në Bosnje, një grup miqsh të shpërndarë nëpër botë takohen përsëri, në qytet, në apartament, në mbrëmje. Gjithçka ka ndryshuar,qyteti,vendi, populli, përbërja etnike, rrugët, fytyrat e njerëzve, por traumat kanë ngelur dhe nuk mund të fshihen as edhe nga koha, as edhe nga ndryshimi i lokacionit gjeografik. Ajo ngelet si pamje për botën, mënyrë e të menduarit, model i sjelljes. Me kalimin e kohës, trauma bëhet e njohur dhe e këndshme, kalimi nëpërmjet traumës bëhet i dhimbshëm dhe me shumë të papritura, ndërsa individi mbetet në grackën e traumës.
Shfaqja është një produksion i Teatrit të luftës Sarajevë, Teatri i Sartrit (Bosnje dhe Hercegovinë). Rolet interpretohen nga kasti i aktorëve: Miki Trifunov, Kaça Doriç, Izudin Bajroviç, Admir Glamoçak, Selma Alispahiq dhe Jasenko Pashiq. Skenografia është realizuar nga Vedran Hrustanoviç dhe kostumet nga Lejla Hoxhiç. (koha.mk)