Athinë, 7 korrik – Slogane për mbështetje dhe slogane kundër Demokracisë së Re e pritën Kirjakos Micotakisin para shkollës së mesme në një lagje në pjesën perëndimore të Athinës në të cilën në mëngjes e realizoi të drejtën e tij të votës.
Korrespondentja e MIA-s nga Athina e vizitoi shkollën ku votoi Micotakisi. Lideri i Demokracisë së Re arriti i shoqëruar nga djali i tij 21 vjeçar Konstantinos, por dhe nga masa të forta sigurie dhe me sigurim të madh. Hyrja e shkollës ishte e stërmbushur me mbështetës të partisë më të madhe opozitare të cilët brohorisnin emrin e tij dhe sloganet “Ja kryeministri”.
Paralelisht me mbështetësit e Demokracisë së Re, slogane, por kundër Micotakisit brohorisnin anëtarë të partisë majtiste ANTARSIA të cilët ngritën pllakat në të cilin shkruante “Të solli SYRIZA, do të përzëmë ne”. Disa minuta atmosfera ishte e tensionuar mes mbështetësve të të dyja partive, me të shtyra, megjithatë pas pak situata u qetësua.
Micotakisi aspak nuk iu kushtoi rëndësi, ndërsa deri sa arriti te vendvotimi ndaloi që të përshëndetet, të bisedojë, por edhe të fotografohet me qytetarë dhe mbështetës të Demokracisë së Re.
Iu drejtua një familjeje, gjegjësisht tre fëmijëve, ndërsa prindërit për MIA-n thonë se Micotakisi fëmijëve iu ka thënë se “që në fëmijëri hynë më atmosferën zgjedhore”.
Micotakisi pas votimit dërgoi porosi se grekët sot do ta marrin në duar fatin e tyre.
“Zgjedhjet janë festë e madhe e demokracisë. Qëndroj drejtë, me respekt para zgjedhjes së qytetarëve. Sot, greket dhe grekët e marrin në duart e tyre fatin e vendit dhe jam i sigurt se nesër, për atdheun tonë do të agojë ditë më e mirë”, tha Micotakisi në deklaratën për mediet.
Pasi e realizoi të drejtën e votës, lideri i Demokracisë së Re, e sipas gjitha gjasave edhe kryeministër i ardhshëm i Greqisë, ashtu edhe siç ishte pritë, ashtu edhe e përcollën mbështetësit e partisë së tij – me ovacione, duartrokitje dhe slogane.
Një pjesë e mbështetësve të Demokracisë së Re të cilët nga lagje të ndryshme u tubuan para shkollës së mesme ku votoi Micotakisi në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina shprehin bindje se lideri i tyre tashmë prej nesër do të jetë kryeministër i ri i Greqisë, për siç thonë “të ardhme më të ndritur për vendin”.