Athinë, 26 maj – Unë besoj se të gjithë së bashku, i kemi lënë vështirësitë pas nesh, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në një intervistë për televizioni “Star” dhe shprehu optimizëm që turizmi do të hapet në fazën e parë për vendet me të njëjtën pamje epidemiologjike me Greqinë dhe pa test të detyrueshëm për vizitorët, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Do të fillojmë hapjen gradualisht nga 15 qershori. Nga 1 korriku do të fillojnë fluturimet direkte për në ishujt tanë. Por, dua të mendoni, se ne po përpiqemi të parashikojmë se çfarë do të ndodhë brenda pesë javësh. Këtë javë, nga 1.300 teste të kryera rastësisht, nga arritjet nga jashtë, nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm pozitiv. Dhe për shkak se pandemia është në rënie në të gjitha vendet e Evropës, aktualisht po rritet në Amerikë dhe Amerikën Latine, ne jemi optimistë që do të jemi në gjendje ta hapim turizmin, në fazën e parë për vendet që i kanë të njëjtat të dhëna epidemiologjike me ne duke bërë teste pas seleksionimit të rastësishëm dhe të mos ketë nevojë t’i testojmë të gjithë që vijnë në Greqi”, thotë Micotakis.
Në lidhje me parashikimin se papunësia në Greqi do të arrijë deri në 20 për qind, Micotakis tha se “shumë gjëra do të varen nga mënyra se si lëviz turizmi”. Sa i përket recesionit, ai thotë se nuk dëshiron të parashikojë, por kujton që ka thënë se do të jetë midis pesë dhe dhjetë për qind.
Kryeministri grek, në intervistën i demantoi skenarët për zgjedhjet e parakohshme si dhe për rikonstruktimin e Qeverisë.
Për valën e dytë të mundshme të Kovid-19 në vjeshtë, Micotakis sqaron se do të jetë më ndryshe, sepse tani të gjithë e dinë se cilat janë masat e mbrojtjes individuale, ndërsa në valën e parë “ne nuk e dinim se çfarë do të thotë distanca sociale, nuk e dinim kuptimin e maskës”.
“Nëse kemi valë të dytë, së pari, do të jemi shumë më të përgatitur. Që do të thotë mundësi më e vogël për transmetimin e virusit. Ne sigurisht që do të jemi më të përgatitur për t’u ballafaquar me sistemin shëndetësor. Për disa javë, kemi pasur sukses dhe e kemi dyfishuar dhe madje e kemi rritur përkohësisht numrin e shtretërve në kujdesin intensiv. Dhe aspak nuk kemi arritur afër asaj t’i shterojmë mundësitë e sistemit kombëtar shëndetësor, shpjegoi Micotakis.
Sipas tij, nuk do të ketë një karantinë të përgjithshme nëse paraqitet rast i infektuar me Kovid-19, por nëse paraqitet ndonjë rast pozitiv në tetor në ndonjë shkollë, nuk do të mbyllen të gjitha shkollat, por mund vetëm ato konkretet.