Athina, 21 korrik – Nga sjellja dhe bashkëpunimi i mirë i fqinjëve tanë do të vlerësohet rruga e tyre drejt Bashkimit Evropian, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë fjalimit të tij në fillimin e debatit për votimin e besimit të qeverisë në pjesën kushtuar vendit ton, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis, gjatë fjalimit njëorësh, shkurt u ndal në politikën e jashtme greke, duke përmendur Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhënien e Greqisë me Turqinë, përcjellë KOHA.
“Në Ballkan, siç kemi thënë disa herë, është prioritet të zbuten pasojat negative të zbatimit të Marrëveshjes të Prespës. Ndërsa pikë kryesore këtu është programi zhvillimor për veriun e Greqisë, mbrojtja e produkteve maqedonase dhe fushatë e madhe ndërkombëtare për Maqedoninë tonë. Dhe dua të ridërgoj një porosi në Greqi dhe jashtë saj: nga sjellja dhe bashkëpunimi i mirë i fqinjëve tanë, do të vlerësohet rruga e tyre drejt Bashkimit Evropian”, tha Micotakis.
Kryeministri grek e prezantoi programin e qeverisë së re, foli për gjashtë të vërteta, gjegjësisht për prioritetet në gjashtë fusha, duke filluar nga ulja e taksave, privatizimet, reduktimin e burokracisë, paralajmëroi ndryshime në shëndetësi dhe arsim, ndryshime në kodin zgjedhor dhe dhënien e mundësive për të votuar grekëve që jetojnë jashtë, premtoi siguri më të madhe për qytetarët dhe të tjera. (koha.mk)