Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Demokracia e Re, Kirjakos MicotakisKi deklaroi se qytetarët e Bashkimit Evropian në zgjedhjet e ardhshme evropiane do t’i lënë prapa vetes gënjeshtrat dhe populizmin.
Micotakis theksoi se në zgjedhjet evropiane qytetarët do të votojnë për një Evropë të re, e cila do të jetë e aftë të ofrojë vende të reja dhe më të mira të punës për të rinjtë, si dhe siguri për të gjithë qytetarët e Evropës.
Për suspenimin e partisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Fides nga Partia evropiane popullore, Micotakis theksoi se Demokracia e Re ishte partia e parë që publikisht ka kërkuar masa dhe kufizime të caktuara për Orbanin.
“Kërkuam suspendim për anëtarësimin e tyre në EPP dhe jemi shumë të gëzuar që vendimi i tillë ishte miratuar zyrtarisht të mërkurën e kaluar. Jemi të kënaqur nga vendimi, i cili u jep përgjigje të qartë atyre që duan ta lidhin Demokracinë e Re me ekstremizmin dhe populizmin”, konkludoi lideri i opozitës greke. (koha.mk)