Micotakis: Populli grek të vendosë për Marrëveshjen e Prespës para se të vijë në Parlament

Athinë, 3 tetorQëndrimet e fuqishme të Demorkacisë së Re me me Marrëveshjen e Prespës i bëhen lëshime identitetit dhe gjuhës maqedonase, por edhe se duhet sa më shpejtë të shpallen zgjedhje në mënyrë që të vendosë populli grek, i përsëriti lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis në bisedë me anëtarët e partisë, gjatë vizitës në ishullin grek Samos. “Zgjedhje e qeverisë është ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje e cila për herë të parë vendit fqinj ia lë gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas. Ne, këtë marrëveshje nuk do ta ratifikojmë, as tani, as nëse e gjejmë para nesh në Parlamentin e ardhshëm”, përsëriti Micotakis.

Kryetari i Demokracisë së Re edhe njëherë e akuzoi qeverinë se në brendësi ka pozicione të ndryshme, me një qëndrim është shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, me qëndrim tjetër ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe prandaj porositi se e nevojshme është “për çështjen me Marrëveshjen e Prespës, të vendosë populli grek, para se të vijë për ratifikim në parlament”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Përderisa që të dy së bashku edhe për disa muaj janë të ngujuar në kolltuqet e tyre, duke e shfrytëzuar gjoja mospajtimin e brendshëm, në mënyrë që të fitojnë edhe pak kohë në pushtet, vendit i bëjnë dëm të madh. Prandaj edhe ne do të insistojmë: zgjedhje sa më shpejtë të jetë e mundur. Sa më shpejtë shkon qeveria, aq më mirë është për vendin. Ndërkaq për çështjen me Marrëveshjen e Prespës, le të vendosë populli grek. Para marrëveshjes të vihet deri te ratifikim i në Parlament”, porositi nga ishulli grek Samos kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis.