Propozimi për futjen e një certifikate evropiane për vaksinim përsëri u ngrit nga Kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë një video konference me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, me kryeministrat e Portugalisë dhe Italisë , Antonio Kosta dhe Mario Drahi, si dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, në kuadër të përgatitjeve për Këshillin Evropian të enjten dhe të premten, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç kumtojnë nga kabineti i Micotakisit, ballafaqimi me pandeminë dhe koordinimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nën prizmin e zhvillimeve të reja dhe çështjen për sigurimin e vaksinave.
“Kryeministri bashkëbiseduesve të tij ua përsëriti propozimin për futjen e një certifikatë evropiane për vaksinim e cila, kur të dhënat epidemiologjike do të lejojnë lehtësim të kufizimeve të lëvizjes, do t’i lehtësojë udhëtimin e sigurta”, kumtojnë nga kabineti i Micotakisit.
Kryeministri grek e përsëriti edhe rëndësinë e miratimit të shpejtë të vaksinave të reja nga autoritetet kompetente “në përputhje me të gjitha protokollet e sigurisë, por pa pengesa burokratike”.