Micotakis: Në Greqi do të ketë zgjedhje parlamentare së bashku me zgjedhjet evropiane

Athinë, 1 shkurt – Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Krirjakos Micotakis, në takimi me sekretarët e ri të partisë tha se vlerësimi i tij është se më 26 maj, së bashku me zgjedhjet evropiane do të bahen edhe zgjedhjet parlamentare në Greqi, transmeton Koha.

“Para nesh kemi shumë punë, kemi diçka më shumë se 100 ditë deri në ditën e zgjedhjeve më 26 maj sepse e dimë me siguri se atëherë do të mbahen zgjedhje. Vlerësimi im është se do të kemi edhe zgjedhje kombëtare të cilat do të përkojnë me zgjedhjet evropiane”, tha Micotakis duke i porositur sekretarët e rinj të partisë se para tyre ka shumë punë në të gjitha fushat. (koha.mk)