Athinë, 8 janar – Në prag të vizitës së Angela Merkelit në Athinë, e cila përveç me presidentin dhe kryeministrin e Greqisë do të takohet edhe me liderin e Demokracisë së Re, zëdhënësen e partisë opozitare greke, Maria Spiraki, thotë se Micotakis, kancelares gjermane do t’ia përsëritë pozitën e partisë së saj lidhur me Marrëveshjen e Prespës.
“Zonja Merkel i din pozitat e Demokracisë së Re për çështjen për Shkupin dhe zotëri Micotakis do t’i hapë këto pozita në takimin që do ta kenë. Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës as në Parlamentin aktual, as në të ardhshmin në të cilin do të ketë shumicë. Mendoj se është e qartë se Micotakis atë që e thotë publikisht e thotë edhe në takimet”, tha Spiraki në brifingun e sotëm me gazetarët.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, zëdhënësja e Demokracisë së Re, sqaroi se dy proceset janë të lidhura dhe paralele.
“Nëse nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës, nuk ekziston marrëveshje. Mosmarrëveshja e Demokracisë së Re me Marrëveshjen e Prepës është në zemrën e këtij rasti. Ka të bëjë me interesin kombëtar. Ka të bëjë me çështjen e gjuhës dhe identitetin e qytetarëve të vendit fqinj. Në realitet, zotëri Cipras e pranoi atë që nuk e pranuan kryeministrat në dekadat e fundit”, porositi Spiraki duke shtuar se kjo është arsyeja pse ata nuk do ta ratifikojnë marrëveshjen.
Zëdhënësja e Demokracisë së Re, theksoi se Qeveria aktuale greke, pasi Panos Kamenos të largohet, atëherë do të duhet të kërkojë besim nga Parlamenti, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.