– Marrëveshja nga Prespa nuk e zgjidh problemin, por e intensifikon, nuk e arkivon, por e mban aktiv, tha Kirjakos Mocitakis, kryetar i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re në fjalimin në fund të Samitit të tretë të Selanikut, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis nga Selaniku, edhe një herë e përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do ta përkrah Marrëveshjen nga Prespa, duke sqaruar se pse ata vlerësojnë se marrëveshja mes dy vendeve është marrëveshje e keqe.
“Edhe një herë do të them, Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e keqe. Demokracia e Re nuk do të votojë as në parlamentin e tanishëm, as në atë të ardhshëm, nëse nuk ratifikohet në këtë parlament. Ato punë që tanimë votohen në Shkup, janë më të këqija edhe se teksti fillestar i kontraktuar mes zotëri Ciprasit dhe zotëri Zaevit, që pastaj ishte i detyruar ta pranojë edhe zotëri Koxiasi, negociatori kryesor për marrëveshjen. Shkurtë, Marrëveshja nga Prespa nuk e zgjidh problemin, por e intensifikon, nuk e arkivon, por e mban aktiv, duke e plotësuar me punë të papërfunduara negative për ardhmërinë”, tha Micotakis dhe shtoi se “menaxhimet e gabuara nga ana e qeverisë, për fat të keq veçmë i helmuan shoqëritë nga të dy anët”.
Duke e marrë parasysh atë se ka folur në samitin e organizuar nga Federata e industrive nga Greqia veriore, Micotakis u përqëndrua edhe në aspektin ekonomik të Marrëevshjes nga Prespa, për të cilin konsideron se është negativ.
“Marrëveshja Cipras – Zaev është marrëveshje që nuk u shërben interesave tona kombëtare dhe në sferën e bashkëpunimit ekonomik, diçka që shumë ju intereson. Vlerësimi im është se në fund do të krijojë më shumë probleme nga ajo që supozohet se do të zgjidh”, tha Micotakis dhe i përkujtoi të pranishmit në të dhënat nga viti i kaluar se Greqia është furnizuesi i tretë më i madh dhe partneri i tretë sipas madhësisë tregtar i Maqedonisë.