Athinë, 24 janar – Kryetari i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis mbrëmë në Selanik rekomandoi se partia e tij do të bëjë gjithçka që të pengohet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.
Lideri i partisë më të madhe opozitare greke, tha se në Parlament fillon një debat mjaft kritik për çështjen kombëtare, ndërsa të gjithë deputetët për vendimet e tyre do të ballafaqohen me ndërgjegjen e tyre dhe me historinë”, raporton MIA nga Athina, transmeton Koha.
“Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje e keqe, sepse për herë të parë në Greqi zyrtarisht hiqet dorë nga gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas i fqinjëve dhe në këtë mënyrë braktiset politika dhjetëvjeçare për arsye që vetë Ciprasi i di. Demokracia e Re në debat do të jetë e koordinuar, e kthjellët dhe e vendosur. Do t’i sqarojë qytetarët grekë se pse kjo marrëveshje është një marrëveshje e keqe, Dhe do të bëjë gjithçka që mundet që të pengojë ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek”, tha Micotakis.
Ai përsëriti se kërkesa e Demokracisë së Re, që Parlamenti të shqyrtojë Kushtetutën e Maqedonisë theksoi se është e papranueshme që të zhvillohet debat pa u parashtruar paraprakisht teksti përfundimtar, i rishqyrtuar dhe i korrigjuar i Kushtetutës.