Kërkojmë zgjedhje që populli me votën e tij të vendos për rrjedhën e kësaj çështjeje kombëtare, tha lideri i partisë opozitare Demokracia e re, Kirjakos Micotakis duke folur për Marrëveshjen e Prespës, gjatë fjalimit të tij në fillim të mbledhjes me autoritetet kompetente për sfera të ndryshme të partisë. Ai edhe njëherë përsëriti se ata janë kundër Marrëveshjes së Prespës, për të cilën tha se është arritur pa pjesëmarrjen e kuvendit grek. “Ne nuk do të ratifikojmë marrëveshjen dhe kërkojmë zgjedhje, pikërisht sepse sa më parë duhet t’i vihet fund punëve të përfunduara, të cilat, fatkeqësisht, për çdo ditë dalin dhe do të vazhdojnë të dalin në muajt e ardhshëm, që të mund populli grek, me votën e tij të vendos për rrjedhën e kësaj çështjeje kombëtare”, tha Micotakis.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina lideri i opozitës Demokracia e re edhe njëherë drejtoi kritika të ashpra dhe akuza ndaj qeverisë greke dhe për arsye, siç tha “shmangie të gjuhës maqedonase dhe identitetit”, por edhe për shkak të pozitës së Panos Kamenos. “Cipras, me shpërfillje dhe në mënyrë të pakëndshme sheh se si qytetarët e Shkupit kremtojnë për gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, të cilët i përjashtoi. Bën marrëveshje me partnerin e tij të koalicionit, i cili nuk pajtohet me fjalët, por në praktikë, vazhdimisht duhet ta kujtojmë këtë, në praktikë është ai i cili e mbështeti këtë marrëveshje. Dhe bisedon me atë, jo për përkufizimin e çështjes kombëtare, por si ta gjejnë formulën që të dytë të mbesin në pushtet”, porositi Kirjakos Micotakis.