Athinë, 9 janar – Panos Kamenos para disa muajve duhej të largohet nga Qeveria, nëse në të vërtetë ka dashur ta parandakojë Marrëveshjen e Prespës. Me atë që mbet në Qeveri, ia dha stilolapsin Aleksis Ciprasit të nënshkruajë, ndërsa sipas kësaj është plotësisht përgjegjës edhe vetë ai, tha kryetari i Demokracisë së Re duke folur në Komitetin politik të partisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kirjakos Micotakis dërgoi kritika të ashpra deri te Qeveria aktuale dhe deri te Panosi pas paralajmërimeve se ai me siguri do të tërhiqet nga koalicioni për shkak të Marrëveshjes së Prespës.
“Duhet të flasim për pjesëmarrje, sepse z. Kamenos është bashkëpunëtor i z. Cipras pas Prespës. Pasi nuk është pajtuar, duhej që atëherë të largohet. Por, në vend të tij, nga Qeveria u largua arkitekti i Marrëveshjes së Prespës, ish ministri i Punëve të Jashtme, z. Koxias”, tha Micotakis duke e komentuar se dorëheqja ka ardhur në “seancë qeveritare pa precedan me akuzat e ndërsjella për blerje dhe shfrytëzim të fondeve të fshehta”.
Lideri i Demokracisë së Re theksoi se skenarët dhe spekulimet e fundit për Qeveri të pakicave deri në zgjedhjet në vjeshtë “paraqesin shkelje të paparë të rendit demokratik”.
“Në demokraci nuk ekziston shumicë e fshehtë dhe sekrete. Kryeministri duhet apo të kërkojë votëbesim, që të shohim cilët dhe sa do ta mbështesin apo ta çojë vendin në zgjedhje, siç imponon legjitimiteti demokratik”, porositi kryetari i Demokracisë së Re.
Micotakis tha se kjo ditëve të kaluara po ndodh në vend është pa precedan, “partnerët e koalicionit të paralajmërojnë takime dhe intervista të cilat pastaj i anulojnë apo i ricaktojnë, duke e shndërruar vendin në një shou real.