Athinë, 11 korrik – Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis sot në mëngjes u informua për pasojat nga moti i lig i cili ua mori jetën gjashtë personave, ndërsa për shkak të situatës në Halkidiki i anuloi takimet e caktuara për sot në mëngjes, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis ishte e planifikuar në orën 10:30 të takohej me ish-kryeministrin grek, Andonis Samaras, ndërsa një orë më vonë ta vizitojë Ministrinë e Arsimit.
Për shkak të situatës në Halkidiki këto takime janë anuluar.