Athinë, 23 korrik – Procesi i integrimit në BE si mjet për presion dhe mbështetje për brendin “Maqedoni” janë dy pikat në të cilat do të fokusohet Qeveria greke për të zbutur pasojat negative nga Marrëveshja e Prespës, ka deklaruar kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Parlament, shkurt para se kabineti i tij qeveritar të merr besimin e deputetëve.
“Prej këtu nga foltorja kam thënë se Marrëveshja e Prespës ka qenë i keq dhe i dëmshëm. Por, prej këtu kam paralajmëruar se pasi që njëherë ratifikohet, nuk ndryshohet njëanshëm. E domosdoshme është të luftojmë që t’i zbusim pasojat negative duke e përdorë si mjet për presion procesit të integrimit të Shkupit në BE. Dukë mbështetur produktet maqedonase që ju i keni lënë në fatin e tyre dhe zbatimin e një fushate të madhe komunikuese botërore për Maqedoninë greke autentike. Këtë e kam thënë dhe do ta bëjë. Edhe pse z. Cipras nuk dëshironi të jepni mbështetje, pasi konsideroni se marrëveshjen që e keni nënshkruar është aq shumë me rëndësi, vetë do ta bëjmë atë”, ka thënë Micotakis.
Kryeministri grek në fjalimin e tij u është drejtuar deputetëve duke thënë se në Parlament janë dëgjuar “kritika lidhur me marrëveshjen e Prespës dhe kinse ndryshimit të pozicionit” dhe ka porositur se duhet të adaptohen se “prej tani e më tutje do të ketë konsistencë mes fjalimeve parazgjedhore dhe aktiviteteve paszgjedhore”. (koha.mk)