Athinë, 21 korrik – E marr fjalën me shpresë se do të bëj një fillim të ri në jetën tonë politike, sepse zgjedhjet më 7 korrik kanë mbyllur një dekadë të kthimit mbrapa në ekonomi, shoq[ri dhe kulturë, tha kryeministri grek në fillim të fjalimit të tij në debatin treditor që është në vijim në Parlament për marrjen e besimit të qeverisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kirjakos Micotakis e prezantoi programin e Qeverisë së re, ka folur për gjashtë të vërteta, gjegjësisht për prioritete në gjashtë fusha, duke filluar nga ulja e tatimeve, privatizimin, uljen e burokracisë, ndryshimet e paralajmëruara në shëndetësi dhe arsim, ndryshime në kodin zgjedhor dhe dhënin e mundësisë për votimin e grekëve të cilët jetojnë jashtë, premtoi siguri më të madhe për qytetarët dhe të ngjashme.
Micotakis paralajmëroi edhe përshpejtim të privatizimit, do të shesë[ 30 për qind të aeroportit grek dhe do të ketë tentim të ri për privatizimin e rafinerisë greke.
Micotakisi paralajmëroi edhe pesë projekte në Athinë dhe Selanik midis të cilave edhe zhvendosjen e burgut të Athinës në lagjen Koridalos në hapësirë jashtë qytetit, rrëzimin e objekteve të burgut ekzistues, ndërsa në vend të tij ndërtimin e një parku të madh.