Athinë, 18 janar – Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, herët në mëngjes, e mori dozën e dytë të vaksinës kundër Kovid-19, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis në rrjetet sociale shpërndau video nga vaksinimi me komentin “doza e dytë e vaksinës”.
Dozën e parë, kryeministri greke e mori më 27 dhjetor të vitit 2020 dhe së bashkë me presidenten, Katerina Sakelaropulu ishin ndër të parët që u vaksinuan në Greqi.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i vaksinimit deri të shtunën në mëngjes në Greqi janë vaksinuar 79.744 persona.