Votojmë kundër Protokollit për anëtarësim sepse është akti i fundit nga marrëveshja e dëmshme kombëtare, tha lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis gjatë debatit për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Lideri i partisë më të madhe opozitare greke, sërish u përqendrua në gjuhën dhe identitetin maqedonas për të cilat thotë se qeveria i ka njohur për fqinjët, theksoi se me ligj janë të obliguar “t’i quajmë fqinjët maqedonas”.
“Unë asnjëherë nuk do të them mirë se erdhe për një kryeministrët maqedonas në vend. Pres ju ta thonë këtë, zotëri Cipras. Dhe pres që zotëri Apostolakis, t’i dëshirojë mirëseardhje në Greqi ushtrisë së Maqedonisë kur do të kenë stërvitje të përbashkëta me ushtrinë greke. Këtë e keni nënshkruar”, tha Micotakis.
Ai thekson se marrëveshja e ka anuluar strategjinë e fuqishme kombëtare, “tani më 140 vjet Greqia asnjëherë nuk ka lejuar një i tretë ta monopolizojë termin Maqedoni”. Shtoi se marrëveshja askund nuk përmes maqedonas ose Maqedoni për Maqedoninë greke ose grekë maqedonas ose Maqedoni greke, por “Maqedonia greke përcaktohet si rajon verior në faqen e parë”.
Micotakis edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij se qeveria “i ka ndarë grekët për t’i bashkuar shkupjanët”, por edhe se Demokracia e Re nuk do ta lëshojë të drejtën për veto për integrim në Bashkimin Evropian.
Lideri i Demokracisë së Re porositi se vendimi i vetëm janë zgjedhjet, sepse “do të sjellin pastrim politik në Greqi”.(koha.mk)