Micotakis: Do të votojmë kundër Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 11 dhjetor – Demokracia e Re mbetet në pozicionin se nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës dhe do të luftojë të mos ratifikohet. Këtë qëndrim edhe një herë e ka përsëritur lideri i partisë më të madhe opozitare greke, Kirijakos Micotakis, duke folur në promovimin e librit të ri të nënkryetarit të Demokracisë së Re, Kostis Haxidakis, lajmëron korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Micotakis ka thënë se ata që në momentin e parë kanë shprehur mospajtime dhe kundërshtime për Marrëveshjen.

“Kemi thënë se nuk mundemi, në asnjë rast të pranojmë marrëveshje që shtetit fqinj i jep gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase. Frikohem se ka qenë absolutisht e arsyeshme kritika jonë dhe mbetemi të përkushtuar në pozicionin tonë. Do të votojmë kundër Marrëveshjes së Prespës, kurdo që të vjen në Parlament dhe do të luftojmë që kjo marrëveshje të mos ratifikohet”, ka sqaruar Micotakis.

Advertisements

Lideri i Demokracisë së Re ka thënë se me Marrëveshjen e Prespës, Cipras dhe Kamenos kanë dhënë atë që asnjë qeveri e Demokracisë së Re nuk e ka miratuar- gjuhë maqedonase dhe kombësi maqedonase.

“Sot vetëm z. Zaev ka çfarëdo arsye të promovojë dhe të festojë për këtë marrëveshje, pasi arriti të fitojë edhe diçka që asnjë qeveri e kaluar nuk ia dha. Thjeshtë thënë, z. Cipras dhe z. Kamenos, thanë ‘po’ aty ku Konstantinos Micotakis, Kostas Karamanlis dhe Andonis Samaras thanë ‘jo’. Dhe thanë ‘jo’ për një arsye të mirë. Për shkak të një arsye konkrete. Për këtë qëndrim nuk mund të negociohet dhe me këtë qëndrim do të votojmë në Parlament kur do të arrijë marrëveshja për ratifikim”, ka thënë Micotakis.