Micotakis: Do të luftojmë t’i zbusim pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 5 prill – Në Politikë ekzistojnë punë të cilat bëhen dhe nuk tregohen dhe mbetem me vlerësimin tim, thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, në intervistën për televizionin grek Open lidhur me qëndrimin e tyre se Cipras ka bërë këmbim me evropianët për Marrëveshjen e Prespës. Njeriu i parë i partisë më të madhe opozitare greke shton se nuk ka kurrfarë dyshimi për atë, ndërsa për Marrëveshjen e Prespës potencoi se ai është absolutisht konsekuent mbi atë që e kam thënë, ndërsa nëse e fiton besimin e qytetarëve, thotë, “mund t’i zbusim disa prej aspekteve negative të kësaj marrëveshje”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Do të luftojmë që t’i zbusim pasojat negative të kësaj marrëveshje. Do t’i mbështesim produktet e Maqdonisë, do të luftojmë ta mbështesim brendin e Maqedonisë së vërtetë greke. Detyrë e jona është ta bëjmë këtë, pasi sot, kjo marrëveshje në esencë, çfarë bën? Në esencë, në mënyrë ekskluzive ia dha mbiemrin maqedonas, identitetin maqedonas, vdendit fqinj”, tha Micotakis dhe shtoi se nëse do të dëshironin marrëveshje të tillë, kanë mundur ta arrijnë që para 11 vitesh në Bukuresht.

Lideri i Demokracisë së Re e përsëriti qëndrimin e tij se pse vlerëson se marrëveshja është e keqe, duke shpjeguar se është në kundërshtim me shoqërinë greke.

“Askush nuk mu përgjigj, as zoti Cipras, pse një vend i cili quhet Maqedonia e Veriut, duhet gjuha e tij të jetë maqedonase, ndërsa qytetarët maqedonas? Kësaj pyetje akoma askush nuk i është përgjigjur edhe zoti Cipras nuk mund të përgjigjet pasi ky është fitim i madh zotit Zaev. Prandaj zoti Zaev krenohet se gjoja e ka dhënë, mendon ka bërë lëshim të madh, emrin Maqedonia e Veriut dhe e fitoi atë që asnjë Qeveri greke në të kaluarën nuk ia dha, gjuhën maqedonase, nacionalitetin maqedonas, identitetin maqedonas”, theksoi kryetari i partisë më të madhe opozitare greke.

Ai sqaroi se në rrethanat konkrete, u është përgjigjur edhe evropianëve edhe amerikanëve, Shkupi të hyjë në NATO.

“As unë nuk do të isha kundër, me kusht të mos është në barë të interesave kombëtare”, komentoi Micotakis në intervistën për Open.

Lidhur me ekonominë midis dy vendeve, lideri i Demokracisë së Re tha se “edhe krahas vështirësive edhe krahas çështjes së pazgjidhur për emrin kanë ekzistuar marrëdhënue të ngushta ekonomike me Shkupin”.

“Momentalisht, marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin e psikologjisë janë më të këqija se ato të një viti më parë, dhe kjo, mos kini dyshime, së paku në afat të shkurtër do të ketë pasoja negative ekonomike në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Micotakis

I pyetur se nëse Maqedonia është një dhe është greke , Micotakis  u përgjigj se “Maqedonia Gjeografike është më e madhe se Maqedonia greke”.

“Por  Maqedonia si identitet si brend  i vetëdijes kombëtare është greke, këtë nuk e konteston askush”, tha Micotakis në intervistën që transmeton MIA.

I pyetur nga gazetarja, se çfarë do të bënte babai i tij Konstantinos Micotakis me këtë marrëveshje, udhëheqësi i Demokracisë së Re shpjegoi se ai i ka studiuar me kujdes fjalimet e ish-kryeministrit dhe tha se “nuk ka dyshim se ai nuk do ta pranonte këtë marrëveshje”. (koha.mk)