Athinë, 23 prill – Do të luftojmë që ta mbështesim emrin apo imazhin e Maqedonisë, Maqedonisë së vërtetë do të thosha, Maqedoninë autentike, në gjuhën angleze do të ishte real Macedonia, ajo është Maqedonia jonë thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis në intervistën e televizionit grek “Alfa” dhe sqaron se partia e tij do të fillojë fushatë komunikuese për “mbështetje të Maqedonisë”.
Micotakis, shton se kjo ka të bëjë me prodhimet dhe markat tregtare, por edhe të perspektivës evropiane të vendit fqinj, duke përsëritur të drejtën e bllokadës, por apriori siç thotë, por vetëm nëse ” ajo nuk u shërben interesave kombëtare” edhe njëherë potencon se do të bëjë gjithçka që t’i zbusë “pasojat negative” nga Marrëveshja e Prespës”, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Do të luftojmë që të mundet më intensivisht ta promovojmë unitetin e Maqedonisë. Të jap një shembull: për disa muaj në mënyrë solemne do të hapet Muzeu i Verginas. Me të vërtetë do të dëshiroja kjo të jetë mundësi e madhe që të mund gjithë botës t’ia paraqesim madhësinë e civilizimit maqedonas. Me fjalë të tjera, në kuadër të marrëveshjes do t’i mbrojmë interesat tona kombëtare dhe në lidhje me integrimin e vazhdueshëm të vendit fqinjë. Për këtë jam shumë i qartë. Greqia e mban, për çdo kapitull që hapet dhe mbyllet, mundësia për ta bllokuar procesin integrues, nëse vlerësohet, atë nuk e them apriori, them, nëse vlerësohet se nuk u shërben interesave kombëtare” thotë Micotakis.
Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, lideri Demokracisë së Re përsërit se ato kanë bërë gjithçka që munden që të mos ratifikohet në Parlament dhe se akoma pret nga Ciprasi dhe deputetët e tij t’i japin sqarime qytetarëve nga Greqia e Veriut. Micotakis komentoi se “seriozisht dyshon se a do të mund t’i bindin”.
“Me të vërtetë do të doja, nëse mundet SYRIZA, por nuk mundet, të mbajë diskutim të organizuar dhe në njëfarë mënyre t’ju sqarojë maqedonasve, të gjithë grekëve se pse në fund kjo marrëveshje është e mirë” thotë Micotakis në intervistë.
Ai edhe njëherë përsërit se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria pse me marrëveshjen jepet mundësia për fqinjët “të quhen maqedonas dhe të flasin në gjuhën maqedonase”.
“Në argumentin themelor, përse dhamë gjuhë, identitet dhe kombësi, zoti Cipras asnjëherë nuk na u përgjigj. Përse sot duhej t’u jepnim mundësi fqinjëve tanë të quhen vetëm maqedonas, të flasin gjuhë maqedonase, gjuhë të cilën nuk e pranon as Bullgaria?, kumtoi lideri i partisë më të madhe opozitare greke në intervistën për TV “Alfa””, transmeton MIA.
Në pyetjen se a është nder për Greqinë, nominimi i Ciprasit për Çmimin Nobel për Paqe për shkak të Marrëveshjes së Prespës, Micotakis përgjigjet negativisht.
“Nuk konsideroj se në përgjithësi është nder, për shkak se është marrëveshje e keqe”, përgjigjet shkurt kryetari i Demokracisë së Re.