Athinë, 12 nëntor – Qëndrimin se Demokracia e re nuk do të votoj për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm, e përsëriti Kirjakos Micotakis, lideri i partisë më të madhe opozitare greke, nga Kosturi ku morri pjesë në shënimin e 106 vjetorit të çlirimit të qytetit.
“Disa dhjetëra kilometra mbi liqenin në Kostur, ka një liqen tjetër, Liqeni i Prespës, të cilin sot, popullata greke e ka të njohur, jo nga bukuria e jashtëzakonshme natyrore e tij, por nga marrëveshja a turpshme e Prespës, të cilën e firmosën Cipras dhe Kamenos. Marrëveshje e cila e shmang gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase të fqinjit tonë. E përsëris prej këtu, nga Kosturi se Demokracia e re nuk do të votoj për këtë marrëveshje, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm”, tha lideri i Demokracisë së re, Kirjakos Micotakis, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.