Kryetari i partisë opozita greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, dërgoi kritika të ashpra drejt kryeministrit, Aleksis Cipras, duke thënë se është “kryeministër i padenjë”, i cili e ndan popullin, për shkak të qëndrimit të tij të shprehur para Makronit dhe Anastasiadisit se ata të cilët kanë marrë pjesë në protestat kundër Marrëveshjes së Prespës janë “populistë të djathtë ekstremë”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Dje, z. Cipras, sërish e guxoi të fyejë grekët. Ata të cilët reaguan për Marrëveshje e Prespës, i ka karakterizuar, jo vetëm si të djathtë radikalë, por edhe se nuk mendojnë. Edhe këtë e bëri në mënyrë të ashpër dhe pa përgjegjësi para liderëve të huaj. ndërsa z. Zaev, i cili insiston që Shkupin ta quajë Maqedoni, nuk gjeti fjalë t’i thotë. Nuk është vetëm kryeministër i pakicës. Ai është kryeministër i padenjë, i cili e ndan popullin. Grekët do të mbesin të bashkuar, krenarë dhe e dinjitet. Dhe së shpejti do t’ia japin përgjigjen që e meriton”, porositi Micotakis.
Siç në mëngjes publikoi MIA, në margjinat e Samitit të vendeve të Jugut, që u mbajt në Nikozi, Aleksis Cipras, në bisedë me presidentin francez Makron, tha se në protestat e paradokohshme në Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës protestuan “populistët e djathtë ekstremë”, ndërsa “shumica e qytetarëve të cilët mund të mendojnë dhe të kritikojnë, duke e përdorë mendjen e tyre” e mbështesin marrëveshjen.