Athinë, 17 janar – Ai që do të votojë “për”, e hap rrugën për gjoja identitetin dhe gjuhën maqedonase për fqinjët, siç parashikon Marrëveshja e Prespës, tha presidenti i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re në fjalimin e tij të shkurtë para votimit të mbrëmshëm për besim të Qeverisë.
Micotakis, i cili në pjesën më të madhe të fjalimit u përqëndrua në ekonomi dhe në politikën e brendshme, i porositi Ciprasit “që t’i harrojë procedurat eksprese dhe metodologjitë e fshehta që ta kalojë Marrëveshjen e dëmshme nga Prespa”.
Lidhur me kërcënimet deri te disa deputetë të caktuar, lideri i Demokracisë së Re tha secili qytetar ka të drejtë ta shpreh mendimin e vet deri te deputetët, por jo me kërcënime dhe dhunë.
“Demokracia e Re është kundër çdo lloj dhune, prej kudo që të vjen”, tha Micotakis.