Shkup, 3 shtator- Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijn Mickovski u dëshiroi suksese nxënësve në ditën e parë të shkollës, por nuk harroi që në fjalimin e tij ta përziej edhe politikën, njofton KOHA.
“Sot për shumë nga ju është ditë e veçantë, sepse fëmijët tuaj e kanë ditën e parë në shkollë. Kjo do të thotë gëzim dhe hare më çdo prind, por edhe shpresë nëpër rrugën e jetës, çdo fëmijë të ketë sukses, por edhe shanse për shtet më të sigurt, që do të bëjë diçka për realizimin e ëndrrave të tyre. Por, si është realiteti? Maqedoni sot ballafaqohet me katastrofë demografike, në kuartalin e dytë të vitit 2018, kemi rënie për 6.3% të numrit të fëmijët të posa lindur, kjo për gjashtë vite do të thotë ulje drastike e numrit të nxënësve, paraleleve që do të mbyllen…Për një vit e gjysmë nuk ka asnjë masë nga Qeveria për rritjen e natalitetit, derisa ekonomia bie në nivel më të ulët në Evropë”, tha Mickovski.